TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim lidhur me çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të tre gjykatave të tjera lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar kështu daljen nga paraburgimi. Meta kishte kundërshtuar gjithashtu mënyrën e ekzekutimit të kësaj mase. Kushtetuesja nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke qenë se ish-presidenti ka bërë kallëzim dhe po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Sa i përket masës së sigurisë 'arrest me burg', Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin, se ajo është vendosur për një qëllim të ligjshëm dhe nuk është joproporcionale.
/ZËRI