Video

Bordi “lëshon dorën”: Ulet çmimi i naftës me 10 lekë

Nga 220 lekë, nga sot, nafta me pakicë do të shitet me 210 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

zh.ll
Bordi “lëshon dorën”: Ulet çmimi i naftës me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve. Për herë të dytë, brenda disa orëve, Bordi është mbledhur sërish dhe ka vendosur një ulje më të ndjeshme të çmimeve. Sipas vendimit, nafta ëshë ulur me 10 lekë. Nga 220 lekë, nga sot, nafta me pakicë do të shitet me 210 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Edhe benzina ka pësuar ulje, për të cilën çmimi i shitjes me pakicë do tëjetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB