Video

Leonard Duka rrëfehet për vrasjen e Santiago Malkos dhe njohjen me Ervis Martinajn

Ai shtoi më tej se me Malkon e kishte prezantuar ish-bashkëpunëtori i tij në lojërat e fatit, Ervis Martinaj.

F.m
Leonard Duka rrëfehet për vrasjen e Santiago Malkos dhe njohjen me
Ervis Martinaj, Leonard Duka dhe Santiago Malko

TIRANË- Leonard Duka, personi që akuzohet se ka porositur vrasjen e Santiago Malkos ka dëshmuar sot për herë të parë lidhur me vrasjen e ndodhur 5 vite më parë. Në rrëfimin e tij para trupës gjykuese dhe prokurorit të çështjes, Duka është shprehur se nuk ka pasur dijeni fare lidhur me vrasjen e ndodhur dhe se ngjarjen e ka mësuar nga Policia e Shtetit kur është shoqëruar në Komisariat.

Leonard Duka: Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga Policia. Aty kur më shoqëruan kam mësuar për ngjarjen. Unë isha më vëllanë tim, po drekoja me stafin në lokalin tim. Si çdo ditë tjetër kemi ngrënë drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar me rrjedhën e ditës. Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë Policia dhe shkuam në Polici. Ku e dija unë kush kishte vdekur? Nuk kam asnjë kundërshti për shoqërimin, më kanë marrë në mënyrë shumë njerëzore. Më morën në Polici. Në Polici e kam dëshmuar dhe kam pranuar njohjen me të.

Ai shtoi më tej se me Malkon e kishte prezantuar ish-bashkëpunëtori i tij në lojërat e fatit, Ervis Martinaj.

Leonard Duka: Me Santiago Malkon më ka prezantuar Ervis Martinaj, por kisha 3 vjet që nuk e kisha takuar. Pasi dëshmova, më morën shenjat e gishtave dhe më pas më lanë të lirë. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive, më shpallën në kërkim. As sot as nuk e di pse jam këtu. Mund të më thoni zoti prokuror se përse jam këtu? Se unë nuk e di ende...

Leonard Duka është ndalur edhe në njohjen me Martinajn, që prej dy vitesh rezulton i zhdukur pa gjurmë. Madje shtoi se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie borxhi me të edhe pasi kanë shkëputur marrëdhëniet e boznesit.

Leonard Duka: 15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë. Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me e njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta. Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Në 2019 kisha një loto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi me Ervis Martinajn pasi jemi ndarë. Çuna të rinj jemi, jemi zënë gjithë jetën, jemi grirë, pse ty s’të ka rënë të zihesh ndonjëherë, kjo punë s’ka lidhje me ngjarjen.

I pyetur nëse babait të tij i ka ndodhur diçka, Duka tha: Nuk ka godit kush babën tim. S’ka pas baba as fyerje, as goditje nga askush.

Poll

MOS HUMB