Video

Klodian Allajbeu tërhiqet nga kërkesa ndaj SPAK-ut

Vetë Allajbeu kishte kundërshtuar sekuestrimin e telefonit të tij, por u tërhoq nga ankimi.

F.I
Klodian Allajbeu tërhiqet nga kërkesa ndaj SPAK-ut
Klodian Allajbeu

TIRANË-Gjykata e Posaçme shqyrtoi sot kërkesën e 'Evita', kompani në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i lidhur me Spitalin Amerikan, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dhe disa kompanive të tjera që kundërshtojnë kontrollet e SPAK dhe këmbëngulin në kthimin e sendeve të sekuestruara. Vetë Allajbeu kishte kundërshtuar sekuestrimin e telefonit të tij, por u tërhoq nga ankimi. Ndërkohë, gjykata rrëzoi kërkesat e Emirjana Erden, shoqërisë “American Hospital” Sh.a, Onejda Ymeraj, Osvelda Qafa, Arber Teqja dhe “Evita” sh.p.k, duke mos pranuar pretendimet për pavlefshmëri të kontrolleve. Ndërkohë, për disa kompani të tjera, përfshirë Pharma One dhe Equos Resort, seancat janë shtyrë. Hetimet po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën drejtimin e prokurores Dorina Bejko në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB