Video

PS mblidhet të enjten, pritet qëndrim zyrtar për Ballukun

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla pas mbledhjes deklaroi se për mazhorancën është e mjaftueshme masa e pezullimit nga detyra dhe kundërshtuan rekomanimin e PD për të hequr imunitetin e Ballukut.

F.I
PS mblidhet të enjten, pritet qëndrim zyrtar për Ballukun
Belinda Balluku

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 26 shkurt, për të vendosur qëndrimin përfundimtar për rastin e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në orën 11:00. Lëvizja e socialistëve vjen pas mbledhjes së ditës së djeshme, 23 shkurt, të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve në Kryesinë e Kuvendit. Ndërsa PD publikoi raportin e saj për çështjen, 5 deputetët socialistë, anëtarë të Këshillit të Mandateve, pritet të paraqesin raportin përfundimtar të enjten, pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla pas mbledhjes deklaroi se për mazhorancën është e mjaftueshme masa e pezullimit nga detyra dhe kundërshtuan rekomanimin e PD për të hequr imunitetin e Ballukut. SPAK konfirmoi se më 20 nëntor 2025, janë intimiduar dy dëshmitarë për Ballukun, duke u kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Prokurorët e SPAK kërkuan arrestimin e Ballukut duke thënë se pozita penale e saj është rënduar dhe rrezikon deri në 35 vite burg.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB