Video

Këshilli i Mandateve, SPAK: Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg!

Avokatët e Ballukut kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK, ndërsa prokurorët paraqitën prova të reja.

zh.ll
Këshilli i Mandateve, SPAK: Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg!
Klodian Braho dhe Belinda Balluku

TIRANË-Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në mbledhje ishin të pranishëm kreu i SPAK, Klodian Braho, dhe dy prokurorë të çështjes, ndërsa Balluku nuk mori pjesë personalisht. Ajo u përfaqësua nga dy avokatët e saj, Pamela Qirko dhe Ardian Kalia. Mbledhja u shoqërua me debate, pasi PD akuzoi mazhorancën për pengim të drejtësisë dhe kërkoi që shqyrtimi të zhvillohej me dyer të hapura, kërkesë kjo që u kundërshtua nga socialistët. Avokatët e Ballukut kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK, ndërsa prokurorët paraqitën prova të reja. Sipas SPAK, Balluku ka takuar vartësit e saj dhe ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen. Prokurorët deklaruan se pozita penale e saj është rënduar dhe se ajo rrezikon deri në 35 vite burg, pasi të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Belinda Balluku është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa SPAK kërkon arrestimin e saj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB