Video

Nis rivlerësimi i pronave, tatimi 5 % deri në 2026

Tatimi do të llogaritet mbi diferencën mes vlerës së regjistruar në kadastër dhe çmimit të tregut.

F.I
Nis rivlerësimi i pronave, tatimi 5 % deri në 2026
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nga sot hyn në fuqi zbatimi i udhëzimit të ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. Në udhëzim thuhet se të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026. Gjithashtu rivlerësimi mund të kryhet edhe për ato pasuri që e kanë kaluar një herë këtë proces. Fushata parashikon një normë tatimore 5% për rivlerësimin e pronave, ndërkohë që aktualisht, në rast shitjeje, aplikohet një tatim prej 15%. Tatimi do të llogaritet mbi diferencën mes vlerës së regjistruar në kadastër dhe çmimit të tregut. Në këtë proces do të merret në konsideratë edhe amortizimi i pronës. Vjetërsia e objektit do të ndikojë në nivelin e tatimit, duke bërë që pronat më të vjetra të kenë një barrë më të ulët pas rivlerësimit. Në udhëzim është specifikuar se i gjithë procesi do të realizohet online, me dy procedura, me ekspert të licencuar ose pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kur një individ zgjedh që rivlerësimin ta bëjë në ASHK, vlera e pronës së tij i afrohet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB