PAMJE NGA VENDNGJARJA
TIRANË-Një grabitje me e armë zjarri u regjistrua në një nga filialet e OTP Bank në Tiranë, meditën e sotme. Mësohet se autori ka ndjekur një të moshuar, e cila ishte nisur drejt bankës për të depozituar para. Ai është futur pas të moshuarës në institucion dhe me një armë zjarri e ka kërcënuar dhe i ka grabitur paratë që do të dorëzonte në arkë. Bëhet fjalë për shumën rreth 10-15 mijë paund. Sipas burimeve, autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter nga drejtimi i kryqëzimit të Komunës së Parisit. Policia njoftoi se janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/ZËRI
Poll