TIRANË-Ajo që ndodhi pak ditë më parë në Zvërnec ka shkaktuar një revoltë të madhe në vend. Qindra e mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej për të marshuar drejt Kryeministrisë me sloganin: “Shqipëria nuk është në shitje”.
ZËRI bisedoi me disa prej protestuesve për të mësuar arsyet që i shtynë të dilnin në protestë, si dhe mesazhin që ata kishin për të gjithë shqiptarët. Nga veriu në jug, qytetarët thanë për ZËRI-n se ndër vite janë bërë padrejtësi të shumta me pronat dhe zonat e mbrojtura. Ata theksuan se protesta është një thirrje për transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtjen e interesit publik. Mesazhi i tyre ishte i qartë: sa më shumë qytetarë duhet të ngrihen dhe të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet. I ndjekim!