Video

'Zvërneci'/ SPAK godet kompaninë në administrim të Redi Strugës

Po ashtu, raportohet se Redi Struga është kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një veprim që tregon se hetimet përfshijnë edhe menaxhimin e kompanisë dhe nuk fokusohen vetëm te pronarët.

zh.ll
'Zvërneci'/ SPAK godet kompaninë në administrim të
Vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat dhe Redi Struga

TIRANË- SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. Kompania në fjalë është në pronësi të vëllezërve Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, sipërmarrës të njohur nga Katari, të cilët planifikojnë të investojnë së bashku me Jared Kushner në ndërtimin e një resorti luksoz në këtë zonë. Burimet bëjnë me dije se “Albania Land Development” ka blerë tokat mbi të cilat do të realizohet projekti. Këto prona fillimisht ishin në pronësi të Redi Strugës, i cili pas shitjes u emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar për firmë. Po ashtu, raportohet se Redi Struga është kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një veprim që tregon se hetimet përfshijnë edhe menaxhimin e kompanisë dhe nuk fokusohen vetëm te pronarët. Hetimi i SPAK pritet të zbulojë më shumë rreth mënyrës se si janë përvetësuar pronat dhe rrethanave të lidhura me projektin e planifikuar në Zvërnec.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB