Video

Skandali me Erzenin/ Tallen me isopolifoninë labe duke reklamuar lopët me AI 

Në reklamë, tingujt dhe elementet vizuale të isopolifonisë shoqërohen me imazhe të lopëve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI), duke krijuar një kombinim deri në nivelet e talljes së kësaj trashëgimie kulturore si isopolifonia labe.

zh.ll
Skandali me Erzenin/ Tallen me isopolifoninë labe duke reklamuar lopët
Foto Ilustruese

TIRANË- Kompania “Erzeni” ka publikuar së fundmi një spot reklamues për qumështin e saj, që ngjall reagim dhe shqetësim, pasi janë përdorur elementë të isopolifonisë labe, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare e mbrojtur nga UNESCO. Në reklamë, tingujt dhe elementet vizuale të isopolifonisë shoqërohen me imazhe të lopëve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI), duke krijuar një kombinim deri në nivelet e talljes së kësaj trashëgimie kulturore si isopolifonia labe. Përdorimi i një elementi të trashëgimisë kulturore në një fushatë komerciale, në këtë formë, mund të konsiderohet një shkelje e vlerave dhe tallje ndaj kësaj vlere kulturore. Madje, kjo ngjall debat mbi respektimin dhe mënyrën e përdorimit të një vlere kulturore në industrinë e marketingut. Isopolifonia labe, e njohur ndërkombëtarisht dhe e regjistruar në listën e UNESCO-s si trashëgimi e dorës së parë, konsiderohet një nga format më të çmuara të muzikës tradicionale shqiptare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB