Video

Për herë të parë në Shqipëri, terapi në QSUT për transgjinorët! 

Trajtimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të mbulohet nga fondet shtetërore. 

zh.ll
Për herë të parë në Shqipëri, terapi në QSUT
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke siguruar për herë të parë qasje të personave transgjinorë në terapi hormonale brenda shërbimit publik shëndetësor. Trajtimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të mbulohet nga fondet shtetërore. Tashmë, të gjithë ata që duan të përshtatin trupin me identitetin e tyre gjinor, kanë të drejtë të marrin këtë trajtim në QSUT. Sipas protokollit, ky trajtim është i parashikuar si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët mbi 16 vjeç, pas vlerësimit të mjekëve dhe miratimit të familjes. Në raste të veçanta, dhe vetëm pas vlerësimeve të specializuara, terapia mund të nisë edhe nga mosha 14 vjeç. Por nga ana tjetër, zv.ministrja Eugena Tomini sqaron se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal është vetëm orientues klinik dhe nuk përcakton rimbursimin e barnave, duke dhënë vetëm rekomandime të përgjithshme bazuar në praktikat ndërkombëtare. Tomini thekson se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB