foto ilustruese
TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 4 milionë lekë kompaninë “Albchrome” në Elbasan, si dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj. Masa vjen pas një kontrolli të zhvilluar në ambjentet e kompanisë, ku u konstatuan në magazinë rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. Mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe “Albchrome” nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre. Pezullimi i aktivitetit do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.
/ZËRI
Poll