Video

Sherr tek "Finam shpk": Idajet Ismailaj dhe djali dhunojnë nipin, Sokol Agalliu

Sipas burimeve, ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij, Florid Ismailaj dhe truprojat, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me jetë Sokol Agalliun, djalin e ortakes tjetwr të kompanisë. 

zh.ll
Sherr tek "Finam shpk": Idajet Ismailaj dhe djali dhunojnë nipin,
foto ilustruese

TIRANË- Ortakët e kompanisë “Finam shpk” janë përfshirë në një konflikt të ashpër ditën e sotme, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë. Sipas burimeve, ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij, Florid Ismailaj dhe truprojat, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me jetë Sokol Agalliun, djalin e ortakes tjetwr të kompanisë. Kjo e fundit rezulton të jetë motra e Idajet Ismailajt. Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se përplasja ka ardhur pasi Agalliu kishte zbuluar një mungesë prej rreth 500 milionë lekësh të vjetra nga arka e kompanisë, si edhe pretendime për përvetësimin e 750 m2 sipërfaqe pranë “Manastiri Resort”. Pas incidentit, Sokol Agalliu është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. "Finam shpk" zotëron aksionet e disa kompanive të njohura, mes tyre “Alb Star SHPK”, “Manastiri Resort”, “Arena Center SHPK”, si dhe shoqëri të tjera që operojnë në sektorë të ndryshëm.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB