Video

Godet SPAK: Nga 'krerët e kokainës', te biznesmenët 'pastrues parash'

Vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, dyshohet se janë drejtuesit e trafikut të drogës. Për dy vëllezërit është lëshuar masa e arrestit me burg.

zh.ll
Godet SPAK: Nga 'krerët e kokainës', te biznesmenët
foto ilustruese

TIRANË- SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë, 15 'arrest me burg; dhe 5 'arrest shtëpie', ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, dyshohet se janë drejtuesit e trafikut të drogës. Për dy vëllezërit është lëshuar masa e arrestit me burg. Në kuadër të aksionit është arrestuar biznesmeni Orest Stofa. Masë sigurie 'arrest me burg' është lëshuar edhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi. Ky i fundit u arrestua në Greqi pasditen e sotme, ndërësa Shehu vijon të jetë në kërkim. Në kuadër të të njëjtit hetim është shpallur në kërkim edhe Orges Birçaj, pronari i 'Top Seven', ndërsa në arrest shtëpie është vendosur Edmond Jaupi. Nga kjo çështje ka nisur dhe hetimi për pronën në Zvërnec ndërsa SPAK ka vendosur në sekuestro preventive mbi 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Masat e sigurisë janë caktuar për Ardian Zykajn, Alfredo Hamzain, Adrian Ramën, Erjon Ramën, Orgest Birçajn, Orest Sotën, Elton Memetin, Artur Shehun, Leonard Bishajn, Arben Ismailin, Besnik Myftarin, Dritan Agën, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun, Ervin Koçekun, Astrit Vladin, Kastriot Vladin, Gëzim Islamin dhe Ilir Shtufin.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB