Politikë

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë, seanca mbahet më 10 dhjetor

Çështja do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, ku relator do të jetë Enton Dhimitri.

F.I
Saimir Tahiri kërkon pafajësinë në Gjykatën e
Saimir Tahiri

TIRANË-Në datën 10 dhjetor do të mbahet në Gjykatën e Lartë seanca për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë. Çështja do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, ku relator do të jetë Enton Dhimitri.

Ndërkohë edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, dhe kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg.

Apeli i Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 3 vite e 4 muaj burgim. Ish-ministri u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit e kreu në shtëpi./ZËRI

MOS HUMB