Video

Çobani 'në krye' të operacionit: Braçellari njoftohej nga kushëri në polici

Sipas dëshmisë, Kola kishte bërë kallëzim në polici më 3 qershor, vetëm një ditë para operacionit, duke denoncuar konfliktin që kishte pasur me Braçellarin.

zh.ll
Çobani 'në krye' të operacionit: Braçellari
mekolli-bracellari-adri

TIRANË- Aleksandër Kola, çobani që punonte në stallat e Violand Braçellarit, personit të shumëkërkuar që vrau efektivin e policisë Enea Mekolli gjatë operacionit të 4 qershorit në Maliq, rezulton të ketë qenë personi kyç për lokalizimin e tij. Sipas dëshmisë, Kola kishte bërë kallëzim në polici më 3 qershor, vetëm një ditë para operacionit, duke denoncuar konfliktin që kishte pasur me Braçellarin. Denoncimi i tij ekspozoi vendndodhjen e të Braçellarit, i cili ishte në kërkim prej rreth 10 vitesh. Çobani ka zbuluar edhe operacione të tjera të dështuara për kapjen e Braçellarit, pasi ky i fundi kishte një kushëri në fushën e krimeve në Korçë dhe njoftohej për çdo lëvizje. Por, çfarë ndodhi ditë e operacionit? Kola ndihmoi efektivët për të identifikuar vendndodhjen e saktë të Braçellarit, ndërsa rrëfen momentet e organizimit në grupe. Ai thotë se pasi punonjësit e policisë kanë hyrë për kontroll, ka dëgjuar të shtëna armësh dhe fjalët “Dorëzo armën” dhe ka konstatuar se një punonjës ishte i dëmtuar në pjesën e nofullës. Operacioni përfundoi tragjikisht me vrasjen e efektivit Enea Mekolli, plagosjen e kolegut të tij Edision Adri dhe plagosjen e vetë Violand Braçellarit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB