Video

1 javë mister! Vijojnë kërkimet për Eglant Koçin, lëvizjet e 'Mand Dhelprës'

Pas kërkimeve në Krrabë, Elbasan dhe Librazhd, operacioni është përqendruar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, vende që dyshohet se njiheshin mirë dhe frekuentoheshin shpesh nga 41-vjeçari Armand Shakaj, i shpallur në kërkim për pengmarrje.

zh.ll
1 javë mister! Vijojnë kërkimet për Eglant Koçin,
shakaj-koci

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur që prej 4 qershorit. Pas kërkimeve në Krrabë, Elbasan dhe Librazhd, operacioni është përqendruar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, vende që dyshohet se njiheshin mirë dhe frekuentoheshin shpesh nga 41-vjeçari Armand Shakaj, i shpallur në kërkim për pengmarrje. Nga këqyrja e tabulateve telefonike ka rezultuar se personi i fundit me të cilin Koçi kishte komunikuar në telefon ishte pikërisht Shakaj. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, 41-vjeçari nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, çka forcon dyshimet se ai mund të jetë ende i fshehur brenda vendit. Pas publikimit nga ZËRI të pamjeve që tregojnë lëvizjet e fundit të Shakajt, hetuesit dyshojnë për një lidhje të drejtpërdrejtë të tij me zhdukjen e Eglant Koçit. Ndërkohë, Enea Zyferi, kamerier në biznesin e Shakajt, ka dëshmuar se ky i fundit, i kishte kërkuar të fikte dritat, pasi do të lëvizte një frigorifer. Bazuar në këtë dëshmi dhe në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, hetuesit dyshojnë se Koçi mund të jetë vrarë dhe se trupi i tij mund të jetë fshehur.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB