Video

Mashtrimet me call center burim ‘i pashtershëm’ parash, vëllezërit Peti i investojnë në jug 

I tillë është edhe rasti i dy vëllezërve Ermal e Florian Peti. Dyshja e “Saukut të Vjetër” vijon me investimet në jug, ndërkohë që policia merret me goditjen e bazave të call center, fushë në të cilën Petit kanë shumë ndikim.

zh.ll
Mashtrimet me call center burim ‘i pashtershëm’ parash,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Policia e Tiranës goditi sot një tjetër aktivitet të paligjshëm të mashtrimit me call center duke arrestuar 4 administratorë. Ende nuk dihen “kokat” e zyrave që u goditën së fundmi. Por pavarësisht goditjeve ndaj kësaj veprimtarie kriminale, paratë e fituara nëpërmjet mashtrimit të shtetasve të huaj, po lulëzojnë në investimet për blerjen e pronave të paluajtshme në jug të vendit. I tillë është edhe rasti i dy vëllezërve Ermal e Florian Peti. Dyshja e “Saukut të Vjetër” vijon me investimet në jug, ndërkohë që policia merret me goditjen e bazave të call center, fushë në të cilën Petit kanë shumë ndikim. Ashtu siç është raportuar më herët, për të arritur nivelin e jetës luksoze që bën sot, Ermal Peti pati rreziqe të larta në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku tentoi të hapte një linjë të qëndrueshme për dërgimin e drogës nga Kolumbia drejt Evropës. Por 4 tentativave të dështuara, një dërgesë e fundit ndryshoi fatin e tij për të nisur një biznes fillimisht në fushën e lojërave të fatit që kaloi më pas në mashtrimet me call center. Sipas burimeve për Versus, Peti i cili deri dje ishte një emër i panjohur, rezulton të jetë pronar i plotë i katit të parë të Rainboë Center që njihet si ndërtesa më elitare në zonën e Bllokut.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB