Video

Gara për kreun e Policisë së Shtetit! 16 kandidatë, mes tyre dhe 2 gra

Brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verfikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

F.I
Gara për kreun e Policisë së Shtetit! 16 kandidatë, mes tyre
kandidatët

TIRANË- Zyrtarisht, 16 kandidatë kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe dy gra, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Afati i aplikimeve përfundoi mbrëmë në mesnatë. Emrat në garë janë publikuar sipas rendit alfabetik: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Suela Sulkaj dhe Tonin Vocaj. Brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verfikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB