TIRANË-Gjykata Kushtetuse me anë të në vendimi e ka cilësuar mbylljen e TikTok-ut si antikushtetuese dhe se ka cënuar lirinë e shprehjes. Sipas vendimit, ndërprerja e aksesit në platformë konsiderohet kufizimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit. Gjykata argumenton se qeveri nuk kishte një autorizim të qartë ligjor për të bllokuar një platformë online për të gjithë përdoruesit në vend. Megjithatë, Gjykata vlerësoi se qëllimi i qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet negative të platformës përbën interes publik, por që nuk justifikon bllokimin e plotë të TikTok. Lidhur me vendimin një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se falë mbylljes së TikTok, prindërit dhe mësuesit mund të jenë më të lehtësuar sot. Kreu i qeverisë theksoi se me vendimin e Kushtetueses, disa nga ata që shpërndajnë përmbajtje të dëmshme mund të ndjehen të inkurajuar.
/ZËRI