LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sërish këtë të martë në 10 mars në Gjykatën e Lezhës, ku ka folur para trupit gjykues për akuzat dhe ka kërkuar pafajësinë. Avokati i tij mbrojtës Kujtim Cakrani tha se bazuar në provat e pamjeve filmike, nuk rezulton që Saraiva të jetë autori i kësaj vrasjeje. Sipas avokatit, sot Saraiva ka denoncuar një fakt tjetër, atë të diskriminimit në burgje, konkretisht në vendin ku ai gjendet prej dy vitesh në paraburgim, në izolim total. Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim./ZËRI