TIRANË-11 marsi shënon afatin e fundit për aplikimin për garën e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar 8 drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit. Kandidatët të cilët kanë dorëzuar aplikimin janë Afrim Tafa, Elidon Çela, Gentian Shehaj, Idajet Faskaj, Lenc Panganika, Pëllumb Seferi, Skender Hitaj dhe Tonin Vocaj. Komisioni i Posaçëm kryen verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar dhemë pas i dorëzon në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar. Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga qeveria. Kujtojmë që me largimin e Ilir Prodës, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.
/ZËRI