Video

Kuvendi 'bllokon' SPAK me 82 vota, nuk autorizohet arrestimi i Ballukut

Vendimi shkaktoi reagime ndërkombëtare, duke përfshirë BE, KE dhe ambasadat e huaja, nga Britania e deri në Holandë.

zh.ll
Kuvendi 'bllokon' SPAK me 82 vota, nuk autorizohet arrestimi i
Belinda Balluku

TIRANË- Me 82 vota kundër dhe 47 pro, Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Zyrtarisht, socialistët e refuzuan kërkesën e SPAK, duke argumentuar se pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut, ndërsa PD lexoi relacionin e saj, pro. Pas leximit të dy raporteve, u hodh në votim kërkesa e SPAK, e cila u rrëzua me 79 votat e socialistëve, të cilave iu bashkuan edhe vota e 3 deputetëve të PSD-së. Ky moment u prit me kontestime nga opozita, teksa deputetët godisnin tavolinat në shenjë “proteste”. Në procesin e votimit ra në sy mungesa e deputetëve Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe ministrit Blendi Gonxhe, ndërsa as vetë Balluku s'ishte e pranishme në seancë. Vendimi shkaktoi reagime ndërkombëtare, duke përfshirë BE, KE dhe ambasadat e huaja, nga Britania e deri në Holandë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u shpreh dakord me deklaratat e ndërkombëtarëve, duke theksuar se Kuvendi veproi si çdo parlament demokratik europian.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB