Video

Anulohet tenderi 400 mln euro për 'Porto Romanon'!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se tërheqja nga tenderi lidhet me arsye ekonomike, për shkak të rritjes së kostove dhe ndikimeve të krizës, teksa bëri me dije se Komisioni do të vazhdojë procedurat sipas ligjit.

I.F
Anulohet tenderi 400 mln euro për 'Porto Romanon'!
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS- Procedura e tenderit rreth 400 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk e dorëzoi ofertën brenda afatit të përcaktuar më 9 mars, duke bërë që procesi i prokurimit të ndërpritet. Vendimi për pezullim erdhi pas ndërhyrjes dhe kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Pak ditë më parë, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleeve, i adresoi një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe titullarëve të lartë të qeverisë, duke kërkuar shtyrjen e garës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se tërheqja nga tenderi lidhet me arsye ekonomike, për shkak të rritjes së kostove dhe ndikimeve të krizës, teksa bëri me dije se Komisioni do të vazhdojë procedurat sipas ligjit. Karakaçi theksoi se projekti do të realizohet. Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimet për procedurën e tenderit, me qëllim të sqarojë çdo pasaktësi ose shkelje gjatë procesit të prokurimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB