Video

2 ekstradime: Një nga Kolumbia tjetri nga Italia! Drogë dhe vrasje në tentativë

'Kimisti' shihet në pranga i shoqëruar nga forcat e Interpolit teksa mbërrin në Rinas.

F.I
2 ekstradime: Një nga Kolumbia tjetri nga Italia! Drogë dhe vrasje
PAMJE NGA EKSTRADIMI

TIRANË-Janë ekstraduar në Shqipëri dy shtetas me precedent të rrezikshëm të akuzuar e dënuar për trafik droge dhe vrasje. Policia ka ndarë pamjet e ekstrdimit nga Kolumbia të Saimir Rosales Rodriguez i njohur si 'kimisti', i cili do të vuajë dënimin me 14 vite burg, të vendosur pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për laboratorin e kokainës në Frakull. 'Kimisti' shihet në pranga i shoqëruar nga forcat e Interpolit teksa mbërrin në Rinas.

Ndërkohë nga Italia është ekstraduar Fadil Ternova, 38 vjeç, lindur në Bulqizë, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Ngjarja për të cilën akuzohet lidhet me një incident të vitit 2024 në aksin rrugor Bulqizë–Tiranë, ku dyshohet se Ternova ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një shtetas tjetër pas një konflikti verbal. Ternova rezulton i dënuar edhe për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës./ZËRI

Poll

MOS HUMB