PAMJE NGA NGJARJA
DURRËS-Pamjet më poshtë tregojnë dëmet nga zjarri i cili përfshiu tre automjete në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, ku flakët fillimisht përfshinë kazanët e mbeturinave dhe më pas për shkak të erës, zjarri është përhapur drejt 3 automjeteve të parkuara anës rrugës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
View this post on Instagram
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit./ZËRI
Poll