PAMJE NGA NGJARJA
TIRANË-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe pyjet në zonën e Dajtit. Pamjet e siguruara nga ZËRI tregojnë flakët dhe tymin në afërsi të banesave, duke rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive. Në video duket gjithashtu ndërhyrja nga ajri, teksa një helikopter po operon në zonë për shuarjen e flakëve.
Zjarri në zonën e Dajtit po mbahet nën monitorim nga strukturat e emergjencave civile, ku forcat e Mbrojtjes Zjarrfikëse, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe efektivë të Forcave të Armatosura po punojnë në terren për izolimin e flakëve./ZËRI
Poll