Video

Propozimi i PS për "Territorialen" ndez protesta në mbarë vendin!

Drafti i Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale ka nxitur reagime dhe protesta në disa bashki që parashikohen të shkrihen në hartën e re.

zh.ll
Propozimi i PS për "Territorialen" ndez protesta në
foto ilustruese

TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale ka nxitur reagime dhe protesta në disa bashki që parashikohen të shkrihen në hartën e re. Këtë të premte, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën në shenjë proteste kundër parashikimit për bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Ndërkohë, protesta janë njoftuar edhe në bashki të tjera që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen. Protesta janë njoftuar në Belsh, Prrenjas, Maliq, Divjakë, etj. Gjatë ditës së djeshme, në Poliçan është zhvilluar një protestë kundër draftit të Reformës Territoriale, ku njoftoi dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari. Drafti i Partisë Socialiste u bë publik një ditë më parë, sipas të cilit parashikohet riorganizimi i hartës së pushtetit vendor dhe ulja e numrit të bashkive me 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas. Nga ana tjetër, në një konferencë për mediat, Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku sqaroi se propozimi i PS ka për qëillim të forcojë bashkitë, duke theksuar se nuk do të largohet asnjë shërbim për qytetarët, e madje, bashkitë që do të shkrihet do të kenë nga një nënkryetar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB