Aktualitet

Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën, në pranga tre të rinj nga Korça (EMRAT)

Në pranga ranë Aldi Dishnica, Mateo Tacelli dhe Klevi Nallbati, të tre banues në Korçë.

M.K.
Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën,
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta të dyshuar se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Operacioni i koduar 'Tranzit 4' u zhvillua në orët e para të mëngjesit në bashkëpunim me Prokurorinë. Në pranga ranë Aldi Dishnica, Mateo Tacelli dhe Klevi Nallbati, të tre banues në Korçë.

Sipas policisë, emigrantët dyshohet se kishin kaluar kufirin e gjelbër në Korçë dhe po transportoheshin drejt pikave kufitare të Hanit të Hotit dhe Morinës. Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet dhe pesë telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim./ZËRI

MOS HUMB