Politikë

Tirana mirëpret më 25-26 nëntor Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda dyditore

Në qendër të diskutimeve do të jenë mundësitë e financimit të bizneseve, investimet në teknologji, energji dhe infrastrukturë digjitale si dhe integrimi i sipërmarrjeve të rajonit në tregun europian.

M.K.
Tirana mirëpret më 25-26 nëntor Forumin e Investimeve BE-Ballkani
Flamujt e BE-së dhe Shqipërisë

TIRANË- Më 25 dhe 26 nëntor, në Tiranë do të mblidhen investitorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve europiane e ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Në qendër të diskutimeve do të jenë mundësitë e financimit të bizneseve, investimet në teknologji, energji dhe infrastrukturë digjitale si dhe integrimi i sipërmarrjeve të rajonit në tregun europian.

Gjatë aktivitetit do të prezantohen gjashtë startup- e nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në diskutime do të marrin pjesë përfaqësues të Bankës Botërore, BERZH-it dhe Bankës Europiane të Investimeve.

Mes të ftuarve janë ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe ish-kryeministrat italianë Massimo D’Alema dhe Enrico Letta, ky i fundit me pjesëmarrje online.

Forumi do të përmbyllet më 26 nëntor me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

AGJENDA E PLOTË E FORUMIT TË INVESTIMEVE BE-BALLKANI PERËNDIMOR

DITA E PARË – 25 NËNTOR 2026

08:15–09:15 | Regjistrimi

09:15–09:40 | Sesioni i hapjes

Ali Aslan, moderator i ceremonisë – Fjalë mirëseardhëse
Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë
Kerstin Jorna, drejtore e përgjithshme e DG GROW, Komisioni Europian
09:45–10:00 | Fjala e Lars-Hendrik Roller

Lars-Hendrik Roller, themelues dhe kryetar i Berlin Global Dialogue
10:10–11:00 | SESIONI PLENAR I: Prezantimi i gjashtë startup-eve të Ballkanit Perëndimor

Prezantime nga gjashtë startup-e të rajonit, të përzgjedhura për të pasqyruar potencialin e Ballkanit Perëndimor.

Moderator: Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC).

Julia Hoxha, bashkëthemeluese dhe CEO, Tidda, Shqipëri
Saša Gostić, drejtor, Back to Balance Healthcare Group Ltd., Bosnjë dhe Hercegovinë
Shpend Ahmeti, bashkëthemelues dhe drejtor menaxhues, Data4X, Kosovë
Miroslav Bojović, CEO, ONEAI/AIHeal, Mali i Zi
Simeon Markoski, themelues, Silyze, Maqedonia e Veriut
Dušanka Ilić, themeluese dhe CEO, Beyond42, Serbi
11:30–12:30 | SESIONI PLENAR II: Mobilizimi i investimeve për sipërmarrjet inovative

Moderatore: Magdalena Kouneva, shefe e sektorit për Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Investimet, DG ENEST, Komisioni Europian.

Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC)
Uranik Begu, drejtor menaxhues, Plug and Play
Eli Zhabevska, drejtuese, South Central Ventures
Ana-Marija Popović, partnere e përgjithshme, KOLO Ventures
Alberto Didoni, menaxher portofoli, Development Guarantee Group
Alexandre Hugo Laure, specialist i lartë për sektorin privat, Praktika Globale për Financën, Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (FCI), Grupi i Bankës Botërore
13:45–14:00 | Ballkani Perëndimor: Perspektiva makroekonomike

Ricardo Giucci, drejtues i Ekipit Ekonomik Gjerman (German Economic Team)
14:00–15:00 | SESIONI PLENAR III: Financimi i rritjes – Mobilizimi i investimeve në kapital

Moderator: Christophe Galand, zëvendësdrejtor dhe shef i Njësisë për Strategjinë Rajonale dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor, DG ENEST, Komisioni Europian.

Marko Hinic, partner, Integral Capital
Igor Čičak, themelues dhe CEO, Provectus
Anush Simonyan, drejtor menaxhues, Amber Capital
Borislav Kostadinov, drejtor i fondit, Green for Growth Fund (GGF)
Ersida Docaj, drejtore e asociuar dhe drejtuese rajonale për Teknologjinë, Median dhe Telekomunikacionin (TMT), BERZH
15:30–16:30 | SESIONI PLENAR IV: Infrastruktura digjitale – Ndërtimi i platformës së ardhshme industriale të Europës

Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Europian.

Zana Tali, drejtore e përgjithshme, 3CIS
Hanna Loikkanen, drejtore kryesore e investimeve, FinnFund
Anastas Mishev, profesor dhe koordinator rajonal i Forumit të Europës Juglindore GÉANT (SEE-Forum)
Taavi Einaste, CEO për Lindjen e Mesme dhe tregjet në zhvillim, Nortal
16:30–17:30 | SESIONI PLENAR V: Diskutim i hapur mbi investimet – Sektori i shërbimeve si modeli i ardhshëm i rritjes për Ballkanin Perëndimor

Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Europian.

Pranvera Kastrati, drejtore e CEFTA-s
Bruno Papaj, bashkëthemelues dhe CEO, Vega Group
Miroslav Virijević, drejtor financiar (CFO), HTEC
Vigan Disha, drejtor kryesor i biznesit (CBO), Speeex
Nenan Novovic, CEO, Amplitudo
Djuro Stojanovic, CEO, Uhura Solution
Ivan Petrović, drejtor teknologjik (CTO), Ananas e-commerce
DITA E DYTË – 26 NËNTOR 2026

10:30–11:00 | Hapja e punimeve të konferencës

Ali Aslan, moderator i aktivitetit – Fjalë mirëseardhëse
Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë
Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), Komisioni Europian
11:35–12:45 | SESIONI PLENAR VI: Talenti, aftësitë dhe produktiviteti – Zhbllokimi i investimeve përmes kapitalit njerëzor

Moderatore: Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë.

Arturas Piliponis, partner në EY dhe drejtues i EU4Digital Facility, Ernst & Young (EY)
Gianluca Ciminata, CEO i Lutech Balkans dhe drejtues i organizatës BrAIn Learning Organization
Petar Ninovski, themelues dhe CEO, Brainster Group
Frieder Wöhrmann, drejtues ekipi në Njësinë Menaxhuese të Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund), KfW
Richard Amor, drejtor për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Banka Europiane e Investimeve (BEI)
13:15–14:30 | SESIONI PLENAR VII: Teknologjitë e pastra si katalizator për konkurrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin industrial europian

Moderator: Mauro Di Veroli, shef i bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Europian në Serbi.

Viktor Garbev, zëvendëspresident ekzekutiv, CWP
Jorge Oses, drejtor i zhvillimit të biznesit për Europën, Enhol Group
Dimitrios Dimou, CEO, TITAN Albania
Dejan Markovic, drejtor i përgjithshëm për Serbinë, Schneider Electric
Francesco Corbo, drejtor rajonal për Energjinë në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, BERZH
Rima Le Coguic, drejtore rajonale për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Europiane, AFD
15:30–17:00 | PANELI I: Kompleksiteti ekonomik, politika industriale dhe e ardhmja e rritjes – Konkurrueshmëria e Europës dhe potenciali i investimeve në Ballkanin Perëndimor

Moderator: Ali Aslan, drejtues i ceremonisë.

Keyu Jin, profesoreshë në Universitetin e Hong Kongut
Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë (pjesëmarrje online)
Charles Michel, ish-president i Këshillit Europian
Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë
17:30–18:30 | Fjalimet përmbyllëse

Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Marta Kos, komisionere europiane për Zgjerimin./ZËRI

MOS HUMB