
TIRANË- Shqipëria ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të përballjes me Finlandën falë golit të shënuar nga Ernest Muçi në minutën e 35-të. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi rezultatin dhe i dha skuadrës shqiptare epërsinë 1-0 në përfundim të 45 minutave të para.
Sfida ka rëndësi të veçantë për renditjen në Grupin C1, pasi vendi i parë siguron ngjitjen në një ligë më të lartë, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një vend në fazën play-off të këtij turneu.
Për këtë takim, trajneri Rolando Maran ka ruajtur skemën e skuadrës, duke bërë vetëm disa ndryshime në formacion. Në krahun e majtë, Pilo dhe Mitaj janë vendosur së bashku, me lojtarin e AEK-ut në një pozicion më të avancuar.
Ndërkohë, në portë është rikthyer Etrit Berisha, pas mungesës në ndeshjet e mëparshme për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë me Finlandën. Në formacion është rikthyer edhe Qazim Laçi, i cili kishte munguar për shkak dëmtimi./ZËRI