TIRANË-Nesër Shqipëria përballet me Finlandën, sfisë e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve, mund të përcaktojë fatin dhe të ardhmen e kuqezinjve në këtë kompeticion.Trajneri i Kombëtares shqiptare, gjatë një konference për shtyp në prag të ndeshjes, theksoi se Shqipëria do të luajë vetëm për fitore, ndërsa shtoi se synimi është të shënojë. Maran u shpreh se synimi i tij është të marrin tri pikët.
Rolando Maran: Fakti që janë kaq shumë në stadium, do të thotë se ata besojnë. Te djemtë kam parë një dëshirë të madhe për të mbajtur këto vlera. Unë i vlerësoj shumë tifozët dhe besimin që kanë te ne. Këtë krenari të madhe që kanë tifozët, ta transmetojmë në fushë me përgjegjësi të madhe, sepse përfaqësojmë diçka të madhe siç është kombi. Duhet të jemi të bindur në atë që mund të bëjmë ne dhe jo në atë që thonë të tjerët. Unë jam i bindur për atë që kam parë te skuadra. E rëndësishme është çfarë transmetojmë në fushë. Stadiumi plot është stimul për ne. Mua më intereson Shqipëria dhe synimi im është të marrim tri pikët. Sigurisht, edhe trajneri i Finlandës mund të thotë të njëjtën gjë, por unë kam ekipin tim dhe objektivin tim. Ne duhet të jemi të bindur për atë që mund të bëjmë në fushë dhe të përqendrohemi te vetja.
Ndeshja e Ligës së Kombeve kundër Finlandës, që do të zhvillohet më 12 nëntor në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.