Qytetërim

Sytë nga “Air Albania”! Shqipëria përballë Finlandës, publikohet formacioni

Shqipëri-Finlandë, një ndeshje vendimtare për të konsoliduar vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, luhet në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

zh.ll
Sytë nga “Air Albania”! Shqipëria përballë
formacioni i kombetares shqiptare

TIRANË- Më pak se një orë nga startimi i sfidë kundër Finlandës, është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare, për ndeshjen ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Muçi, Laçi, Manaj.

Finlanda: Hradecky, Stahl, Tenho, Antman, Jensen, ëalta, Marhiev, Mahuta, Keskinen, Kallman, Koski.

Shqipëri-Finlandë, një ndeshje vendimtare për të konsoliduar vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, luhet në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria mban vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia ndajnë nga 7 pikë. Në fund renditet San Marino pa asnjë pikë.

Ndërkohë, atmosfera në Tiranë është ndezuar prej disa orësh. Tifozët kanë mbushur lokalet dhe rrugët për të mbështetur Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme./ZËRI

MOS HUMB