KORÇË- Një konflikt i çastit mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 60-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pranë një zyre postare, ndërsa i dyshuari për plagosjen është një 65 vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar me inicialet N.H.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konfliktin mes dy personave.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet pas 3 orësh autori i dyshuar i ngjarjes.
Rreth orës 18:40, në rrugën “Edit Durham”, Korçë, shtetasi N. H., 67 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. F., 59 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur që, pas tre orësh kërkimesh, të lokalizojnë, kapin dhe shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme, 67-vjeçarin.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI