Politikë

"S'e di a më do Rama, por...", Spiropali: Të hapet gara për PS, e gatshme të garoj! (VIDEO)

Gjatë mbajtjes së konferencës për mediat, pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar i PS-së, Elisa Spiropali ka bërë thirrje për hapjen e një gare të brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste, 

zh.ll
"S'e di a më do Rama, por...", Spiropali: Të hapet gara
foto ilustrim: elisa spiropalo-edi rama

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kërkuar hapjen e garës për drejtimin e Partisë Socialiste, duke theksuar se pas 17 vitesh nuk mund të ketë një kryetar të përjetshëm. Në konferencën për mediat, Spiropali shprehu bindjen se jo vetëm ajo, por edhe shumë të tjetrë do të garonin për atë post. Spiropali deklaroi se nuk do të tërhiqet nga mandati i saj dhe se do të vijojë angazhimin e saj politik në Partinë Socialiste.

"Unë nuk e di a më do, a nuk më do Edi Rama, por unë di vullnetin tim, di që më duan socialistët. Jam një e majtë dhe një progresiste e bindur. Nëse duan që të bëhet një garë popullariteti, unë kam një propozim: të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Jo vetëm unë, por shumë të tjerë do të garojnë për kreun e PS-së.  Ne nuk kemi një kryetar të përjetshëm. Ata që kanë hequr statutin, flasin sot për statut. Këta njerëz pse janë larguar nga PS, kur janë të dinjitetshëm?! Dhe janë shumë. Le të ikin ata që kanë probleme, le të ikin. Sigurisht që nuk heq dorë nga mandati. Kam qenë drejtuese politike në Kukës, në Shkodër, ku është fituar për herë të parë nga PS.

Unë jam aty, ata që kanë probleme le të ikin. Nuk heq dorë nga mandati. Kam qenë drejtuese politike në Tiranë, kam punuar të marrin vota edhe të tjerë. Nuk kam pikë problemi ta përfundoj karrierën time politike, i detyrohem gjithmonë forcës sime politike. Unë do të jem aty. Sfida është kjo, meqë qenka garë popullariteti dhe le të hapet gara në PS pas 17 vitesh dhe jo vetëm unë, por shumë të tjerë të garojnë për kreun e PS. Kush është i pazëvendësueshëm? Kjo logjikë e sulltanit, e kryetarit ka prodhuar këto problematika të rënda që të rinjtë po i tregojnë me gisht dhe po na tregojnë me gisht të gjithëve. A mundet të hapet gara në PS dhe të garohet me platforma? A ka bërë Edi Rama shumë për këtë proces? Patjetër që ka bërë!

Humbja e shpresës e forcon pushtetin dhe këtu kemi përgjegjësi të gjithë, jo vetëm Edi Rama, ka përgjegjësi edhe media, edhe opozita. Kur ti heq dorë, një vendimmarrje e caktuar kalon, ti nuk do të jesh i vetëm që nuk thua një fjalë. Pak nga pak, shikon që pak nga pak, me vite të tëra, rrëshqet”, tha Spiropali./ZËRI

MOS HUMB