Politikë

Rama-Spiropalit në Asamblenë e PS-së: Unë për ty isha Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk i gjuhet shtëpisë me gur

Kryeministri ka përmendur emrin e Skënderbeut dhe Mamicës për të përshkruar raportin e dikurshëm mes tyre, ndërsa më pas i ka përcjellë një mesazh.

M.K.
Rama-Spiropalit në Asamblenë e PS-së: Unë për ty isha
EDI RAMA & ELISA SPIROPALI

GJIRI I LALZIT- Diskutimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit janë shoqëruar me replika, ku nuk kanë munguar as referencat historike dhe as kritikat për mënyrën e funksionimit të qeverisë.

Në fjalën e tij, Rama i është drejtuar Spiropalit duke rikujtuar mënyrën se si ata i drejtoheshin njëri- tjetrit në të kaluarën. Kryeministri ka përmendur emrin e Skënderbeut dhe Mamicës për të përshkruar raportin e dikurshëm mes tyre, ndërsa më pas i ka përcjellë një mesazh

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur” mësohet të ketë thënë Rama.

Nga ana e saj, Spiropali ka theksuar se është dakord me qëndrimet e kryeministrit, por ka sqaruar se kritikat e saj kanë qenë të përqendruara te disa emërime në qeveri.

“Kryetar, unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar, se si janë zgjedhur”, është shprehur Spiropali./ZËRI

MOS HUMB