Politikë

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha 'fton' edhe Veliajn: Nëse jep kontribut, s'ndaloj asnjërin

Kryedemokarti theksoi se kushdo që të japë kontributin e tij në largimin e Ramës nga qeveria, është i mirëpritur.

F.I

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë që kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale me qytetarët, Berisha nuk ka përjashtuar as kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Kryedemokarti theksoi se kushdo që të japë kontributin e tij në largimin e Ramës nga qeveria, është i mirëpritur.

Qëndresa Shqiptare: Në vazhdën e kësaj përgjigje. Dje në Kukës thatë që armiku i armikut tim është aleati im. A hyn Erion Veliaj në këtë listë?

Sali Berisha: Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën.  Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo. Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave.  Pra, duhet t'i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin.

MOS HUMB