Politikë

Rama kërkon largimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Xhafaj kundër: Të merren masa, jo të përjashtohen

Mësohet se deputeti i PS, ka dalë kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama.

F.I
Rama kërkon largimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Xhafaj kundër:
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

TIRANË-Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecë, avokatit të Erion Veliajt është shoqëruar me debate brenda mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Mësohet se deputeti i PS, ka dalë kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama. Raportohet se Xhafaj ka deklaruar që ndaj tyre “të merren masa, por jo të përjashtohen”.

Rama kërkoi votim të anëtarësisë për rastin e Spiropalit, që kjo e fundit të mos jetë më mes socialistëve. Ndërkohë, pas përplasjes publike me Plarent Ndrecën, është kërkuar që edhe ky i fundit të ndëshkohet.

Për rastin e Erion Veliajt, Rama mësohet të jetë shprehur se për këtë të fundit nuk do të kërkohet përjashtim apo masa ndëshkimore, pasi ai “i ka duart e lidhura”.

MOS HUMB