Politikë

Një votë më pak në Kuvend? Çfarë ndodh nëse përjashtohet Spiropali, PS zbret në 81 mandate

Kjo do të thotë se PS nuk do të mund të sigurojë e vetme shumicën e cilësuar prej 84 votash

F.I
Një votë më pak në Kuvend? Çfarë ndodh nëse
Elisa Spiropali

TIRANË-Kryeministri Edi Rama kërkoi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i deputetes Elisa Spiropali. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të Asamblesë, por nëse Spiropali përjashtohet ndryshojnë edhe numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend.

Partia Socialiste siguroi shumicën e mandateve në Kuvend, në zgjedhjet e 11 majit 2025 me 83 vende, por numri u ul me largimin e deputetets së Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku. Aktualisht janë 82 vende, dhe me përjashtimin e Spiropalit, mandatet e socialistëve do të zbrisnin në 81.

Kjo do të thotë se PS nuk do të mund të sigurojë e vetme shumicën e cilësuar prej 84 votash, që i lejonte PS të miratonte pa probleme edhe ligjet. Në këto kushte, votat e tre deputetëve socialdemokratë të Tom Doshit do të merrnin një rëndësi vendimtare për mazhorancën.

MOS HUMB