
STAMBOLL- Politika nuk ka qenë kurrë diçka që Hassan Taskan ka qenë i përfshirë. Përkundrazi, atij i pëlqen palestra, heronj të librave komikë, lojërat dhe sigurisht videot humoristike në rrjetet sociale. Por, për Taskan ndodhi ajo që ai nuk e kishte imagjinuar më parë, u kthye në simbol të protestave të Stamboll, kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
“Nuk jam marrë me politikë, nuk kam shfaqur asnjëherë interes”, tha 21-vjeçari nga Antalia. Madje, i riu numëron 120 mijë ndjekës në Instagram, ku kryesisht publikon video dhe foto duke u stërvitur.
Pikachu simbol i protestës
Turqia ka qenë në trazira që prej arrestimit të kryebashkiakut të stambollit Ekrem Imamoglu. Qindra mijëra qytetarë dalin në rrugë çdo ditë, ndërsa 2000 persona janë arrestuar. Vala e protestës nuk tregon shenja pakësimi – dhe diku aty, në rolin e një protagonisti të padëshiruar, është Taskan. Ai u bë krejt papritur, një simbol i rezistencës turke.
Rasti ishte një video e publikuar në rrjetet sociale të dielën e kaluar, nga një demonstratë në Antalia. Mes protestuesve, një figurë e madhe Pikachu shihet duke ecur në rrugë. Pikachu ndjek turmën, ndërsa të tjerët e përgëzojnë.
View this post on Instagram
Ideja
Duke folur për revistën Der Spiegel, 21-vjeçari shpjegon se fillimisht i ka ndjekur protestat nga larg. “Ngjarjet po ecnin me shpejtësi, mediat sociale u vërshuan me video dhe të gjithë miqtë e mi ishin jashtëzakonisht të shqetësuar”, thotë ai.
Në ditën e tetë të protestave, ai vendosi të ndërhyjë në mënyrën e tij: Doja të zbutja disi atmosferën. Kështu që vendosa të maskohem dhe të bëhem pjesë e tyre.
Taskan tha se qëllimi i tij ishte t'i bënte njerëzit të qeshin. Kjo nuk ishte hera e tij e parë. Ai u shfaq me një kostum dinosauri, më pas me një alien dhe më në fund, Pikachu. Ai e zgjodhi atë, pasi është "shumë i ëmbël, shumë i njohur dhe ndoshta më i famshmi".
Pamja e Taskan u bë virale dhe bëri xhiron e botës. Tani, protestat anti-Erdogan janë të vështira për t'u kuptuar pa praninë e personazhit Pokemon. Qoftë në postera, flamuj, kafshë pellushi apo maskime, Pikachu është i pranishëm si në Turqi ashtu edhe jashtë saj.
"Nuk e kisha imagjinuar kurrë se ajo që bëra do të kishte një ndikim të tillë. Mendoj se kjo është kryesisht për shkak të vetë Pikachu", komentoi ai.
Një anëtar i opozitës CHP, partia e Imamoglu, e përshëndeti veprimin e tij si "një shembull i shkëlqyer i krijimtarisë së Gjeneratës Z që ndihmoi në zbutjen e tensionit”.
View this post on Instagram
Reagimet
Megjithatë, jo të gjithë e panë lëvizjen pozitivisht. Media shtetërore e quajti praninë e Pikachu "luftë psikologjike" dhe një "fushatë të synuar" nga opozita. Kundërshtimet u ngritën edhe nga ana e disa protestuesve: disa mendojnë se Pokémon zbeh seriozitetin e ngjarjeve dhe tallet me protestën.
View this post on Instagram
Vetë Taskan shprehet se për disa ditë ka shmangur daljen nga shtëpia, përveç disa vizitave në familje. Arrestimet në protesta e trembën atë, pranon ai. Megjithatë, ai vazhdon të ngarkojë video në Instagram dhe, pavarësisht distancimit fillestar nga politika, ai dha një mesazh që tingëllon politik: Unë ëndërroj për një Turqi ku të gjithë të rinjtë mund të jetojnë të lumtur. Një Turqi ku të gjithë do të kenë lirinë të shprehin lirisht mendimet e tyre./ZËRI