
ITALI- Shqiptarja Heidi Baci ka thyer heshjen pas daljes së saj nga shtëpia e 'Grande Fratello' në Itali, veprim që tronditi të gjithë banorët, edhe për shkak se mungoi një përshëndetje mes tyre, për shkak të rregullave strikte që ka emisioni.
Pikërisht me një letër, jo të gjatë apo të detajuar, Heidi përpiqet t'u shpjegojë banorëve arsyen e ikjes së saj kaq të papritur, duke thënë se e kishte bërë këtë për shkak të familjes së saj.
"Përshëndetje djema, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t'ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime."
Letra vazhdon me Heidi duke shpjeguar se ajo nuk mund të hyjë në një shpjegim më të thelluar, duke thënë se i vjen keq që nuk kishte pasur mundësinë t'i përqafonte ata përpara se të largohej nga reality-show:
"Nuk mund të hyj në detaje dhe t'ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t'ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua."
La lettera di Heidi con le sue motivazioni ed un saluto per i suoi compagni, in particolare Vittorio e Letizia. #GrandeFratello pic.twitter.com/uv63C151aW
— Mediaset Infinity (@MedInfinityIT) October 19, 2023
Pas letrës, Signorini iu drejtua Massimiliano Varrese-s, i cili nuk ishte përmendur në letër duke e pyetur pse: "Mendoj se është ende herët", tha ai./Zëri.ai