Qytetërim

Derbi i Tiranës, Partizani fiton ndaj bardhebluve

Pas fitores, Partizani shkon në vendin e 2 pas 7 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Tirana është në vend të 4-tërt pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.

D.XH
Derbi i Tiranës, Partizani fiton ndaj bardhebluve
Derbi

TIRANË – Derbi i Tiranës e ka një fitues dhe ai është Partizani. Pjesa e parë e takimit ishte e qetë, me pak raste nga të dyja ekipet. 45 minutat u mbyllën me portat e paprekura.

E mbushur me më shumë tensione ishte pjesa e dytë e takimit. Do të duheshin shumë raste dhe ndëshkime të shumta të lojtarëve me kartona të verdhë, përpara se të vinte goli i parë i derbit.

Gueye shënoi i pari për Partizanin në minutën e 79, duke kaluar të kuqtë në avantazh.

Derbi i Tiranës, Partizani fiton ndaj bardhebluve
Renditja e Superiores

Kur dukej se ndeshja po mbaronte, Hasani për Tiranën shënoi gol në të 90-tën minutë.

Por, për të suprizuar të gjithë mendoi Keko, që realizoi gol në minutat shtesë, duke mbyllur gjithçka 2:1 në favor të të kuqve.

Partizani, pas fitores së sotme është në vend të dytë në renditje, pas 7 ndeshjeve të luajtura. Ndërsa, Tirana është në vend të katërt, pas 8 ndeshjeve të zhvilluara. Kampionati kryesohet nga Egnatia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB