Qytetërim

Prokuroria e Kosovës shpall në kërkim Noizy-n; reper "bad boy" deri në fund, njofton koncert

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizy-t dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në Komisariatin e Policisë.

I.F
Prokuroria e Kosovës shpall në kërkim Noizy-n; reper "bad
Noizy

PEJË- Pak ditë më parë, Noizy, u raportua se është përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë në një diskotekë në qytetin e Pejës. Gjatë përleshjes, dyshohet se Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit si Noizy, dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’. Menjëherë pas sherrit, Prokuroria e Pejës nisi hetimet dhe shpalli në kërkim reperin nga Shqipëria.

Madje, edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizy-t dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në Komisariatin e Policisë.

“Nuk është paraqitur sipas premtimeve të avokatit të tij. Ai tha se do të paraqitet, por nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese,”- tha Nikçi.

Por duket se arsyeja se përse Noizy nuk ka shkuar në Prokurori është se ka "punë'. Ai ka lajmëruar se do të mbajë një koncert në Sarandë. Madje fton edhe fansat e tij t'i bashkohen festës.

Prokuroria e Kosovës shpall në kërkim Noizy-n; reper "bad

Policia dhe Prokuroria janë angazhuar në kapjen e tij.

Por çfarë ka ndodhur, pse është shpallur Noizy në kërkim?

Disa ditë më parë, në një klub në Kosovë ndodhi një sherr masiv mes reperit Noizy dhe një personazhi të njohur TikToku, Medi (Muhamet) Iseni, ngjarje e ndodhur në Pejë brenda një klubi nate. Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku akuzohet ka dhunuar Isenin, i cili bashkë me mikun e tij ka përfunduar në spital. Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noizy-t, i cili nxorri mesazhet me Stresin që i premtonte takim.

Ndaj një fletëarresti është prerë edhe për reperin nga Tropoja.

Madje, Iseni ka nxjerrë edhe pamjet e dhunës së ushtruar ndaj tij në klub. Këto pamje, Noizy i ka kthyer në favor ndaj vetes, duke u shprehur se nuk ka qenë pjesë e sherrit dhe se është larguar para se përplasja të ndodhte./ZËRI

Poll

MOS HUMB