Qytetërim

Paris 2024/ Ndodhi ajo që i frikësoheshin! Notarja belge infektohet me bakterin E. Coli në Senë

Gjendja shëndetësore e Michelle është përkeqësuar gjatë katër ditëve të fundit, duke konfirmuar frikën e kontaminimit të ujërave të lumit. Kështu, ekipi belg i triatlonit u tërhoq nga Lojërat Olimpike.

k.m.
Paris 2024/ Ndodhi ajo që i frikësoheshin! Notarja belge infektohet me
Claire Michel

PARIS- Komiteti Olimpik belg ka ngritur sërish pikëpyetje në lidhje me nivelet e ndotjes së ujit në Senë, duke zbuluar se një nga atletet, Claire Michel, është e sëmurë. Sportistja belge e triatlit në Lojërat Olimpike të Parisit, pas pjesëmarrjes në garën e notit të zhvilluar në Senë, u sëmur rëndë dhe ndodhet në spital me një infeksion të shkaktuar nga bakteri E. coli. Gjendja shëndetësore e Michelle është përkeqësuar gjatë katër ditëve të fundit, duke konfirmuar frikën e kontaminimit të ujërave të lumit. Kështu, ekipi belg i triatlonit u tërhoq nga Lojërat Olimpike.

Por Federata Ndërkombëtare dhe Komiteti Organizativ pretendojnë të kundërtën. 

“Rezultatet e fundit të analizave konfirmojnë se cilësia e ujit të Senës në zonën e triatlonit është përmirësuar në orët e fundit dhe analizat e ardhshme tregojnë se cilësia e ujit do të jetë brenda kufijve të pranueshëm. Paris 2024 i uron Claire Michel shërim të shpejtë. Kujtojmë se shëndeti i sportistëve është prioriteti ynë,”- njoftoi Federata Ndërkombëtare dhe Komiteti Organizativ. 

Por Michel nuk ishte e vetmja që kishte shqetësime! Kanadezi Tyler Myslavchuk volli 10 herë pasi përfundoi i nënti në garën e triatlonit në Lojërat Olimpike të Parisit.

"Katër kilometrat e fundit ishin vdekjeprurëse dhe fillova të ndihesha i sëmurë dhe shumë i nxehtë,”- tregoi para kamerave kanadezi, i cili u rendit në vendin e nëntë me kohën 1:44:25. 

“Ishte e tmerrshme”

“Të notosh në Senë ishte e tmerrshme,”- tha atletja holandeze e triatlesë Rachel Klamer. Duke shtuar se: Do të shohim nëse do të kem marrë ndonjë gjë në ditët në vijim sepse kam pirë shumë ujë. Vendi është i bukur, por gara në Senë nuk është vendimi i duhur.

Krahas ndotjes, Klamer dhe shumë sportistë të tjerë u ankuan për rrymat e forta në lumë, të cilat shkaktuan kontakte fizike intensive midis garuesve, gjë që çoi në gëlltitje shtesë të ujit të lumit. 

Atletët belgë dhe zviceranë tërhiqen për shkak të infeksioneve

Një tregues i situatës së rëndë në Paris nuk është vetëm fakti se Belgjika u tërhoq të hënën nga gara e notit për shkak se sportistët kishin të përzjera. Edhe Zvicra u detyrua të riorganizonte listën e saj pasi atletët u sëmurën pas garës hapëse. Këta të fundit kanë zëvendësuar Adrien Briffond, me Simon Westermann.

Çfarë është E. Coli?

E. Coli, ndryshe njohur si Escherichia coli, është lloj i zakonshëm i baktereve që njihet për shkaktimin e irritimit në stomak dhe helmimin nga ushqimi. Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve shpjegojnë se bakteri gjendet në ushqime të ndryshme, në ambient dhe në zorrët e gjitarëve, duke përfshirë njerëzit. Ndonëse zakonisht kontakti i këtij bakteri me një person mund të mos shkaktojë fare dëme, ka raste ku njerëzit sëmuren tejet shumë dhe mund të vdesin.

Cilat janë simptomat e një infeksioni nga bakteri E. Coli?

Shenjat se mund të jeni të infektuar nga bakteri E. Coli mund të shfaqen pas përafërsisht tri apo katër ditëve. Simptomat përfshijnë diarrenë, dhimbjet në bark, vjelljen dhe marramendjet. Ky bakter mund të shkaktojë edhe probleme tjera, duke përfshirë cista, infeksione në trakt urinar dhe pneumoni./ZËRI

Poll

MOS HUMB