
FERIZAJ- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit "Noizy", disa ditë më parë u përfshi në një incident në Pejë. Ai së bashku me me grupin e tij, akuzohen se dhunuan brutalisht Muhamet Isenin së bashku me kushuririn e tij.
Iseni ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, ku tregon momentin ku ai dhunohet nga Noizy dhe grupi i tij. Në pamjet e postuara duket qartë se ata e dhunojnë në mënyrë brutale dhe e ofendojnë në mënyrë banale.
Nga videoja e publikuar dëgjohet ku ata ofendojnë njëri-tjetrin, por nuk kuptohet se cili është personi që ofendon dhe thërret që t’i gjuaj Muhamet Isenit.
Pjesë nga biseda:
Person i pa identifikuar: O k**!
Person tjetër i pa identifikuar: O k**!
Tjetër person i pa identifikuar: Gjuaji mo gjuaji!
Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Të dy këta personazhe të njohur të repit në Shqipëri, tashmë kanë një çështje të hapur nga Prokuroria e Pejës, e cila po heton gjithë çfarë ka ndodhur. /ZËRI/