Qytetërim

Lojrat Olimpike në Paris/ Zhgënjen edhe Luiza Gega, nuk arrin të kualifikohet në finale...

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Luzia Gega, shprehu emocionet që ka për këtë garë, ku dhe tha se objektivi i saj është të arrij finalen.

I.F
Lojrat Olimpike në Paris/ Zhgënjen edhe Luiza Gega, nuk arrin të
LUIZA GEGA

PARIS- Shqipëria zhgënjen sërish në Lojërat Olimpike të Parisit. Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa, pasi u rendit në vendin e 9-të në baterinë ku garoi. Me kohën 9 minuta, 27 sekonda e 41 të qindat, Gega dështoi për të qenë në mesin e atleteve që garojnë për medaljen Olimpike.

Lojrat Olimpike në Paris/ Zhgënjen edhe Luiza Gega, nuk arrin të
Renditja e Luiza Gegës

Pak para garës, atletja shqiptare tha se ajo synonte të arrinte finalen, por nuk ia doli.

“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, shkruan Luiza Gega në rrjetet e saj sociale.

Lojrat Olimpike në Paris/ Zhgënjen edhe Luiza Gega, nuk arrin të
Postimi i Luiza Gega

Nga bateria e Gegës, drejt finales shkojnë edhe etiopiania Almayew, amerikania Constien, britanikja Bird dhe kazakja Jeruto./ZËRI

Poll

MOS HUMB