Qytetërim

Oferta e çmendur nga Katari, zbulohet super-rroga për Gjimshitin

Pretendohet se Al Rajan i ka ofruar atij një rrogë prej më shumë se 4 milionë eurosh në vit për tre sezonet e ardhshme. 

f.t
Oferta e çmendur nga Katari, zbulohet super-rroga për Gjimshitin
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti vazhdon të jetë i pavendosur nëse duhet të braktisë futbollin europian për të përfituar financiarisht shifra të çmendura, apo nëse do të vazhdojë të luajë te Atalanta, ku është kthyer në një nga liderët e bergamaskëve që do të përfaqësohen edhe në Ligën e Kampioneve.

“La Gazzetta Dello Sport” ka zbuluar se oferta për Gjimshitin është me shifra shumë të rëndësishme, pasi pretendohet se Al Rajan i ka ofruar atij një rrogë prej më shumë se 4 milionë eurosh në vit për tre sezonet e ardhshme. Ndërkohë, Atalanta mund të përfitojë rreth 15 milionë euro për shitjen e tij.

Megjithatë, Gjimshiti theksohet se nuk ka vendosur ende, pasi është në dorën e tij për të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen./ZËRI

Poll

MOS HUMB