Qytetërim

Prokuroria e Kosovës nis hetime ndaj Arbenita Ismajlit

Modelja ka shkelur vendimin e Gjykatës që i përcaktonte se duhet të respektonte takimet 2 herë në muaj me vajzës së saj dhe ish-bashkëshortit. 

k.m.
Prokuroria e Kosovës nis hetime ndaj Arbenita Ismajlit
Arbenita Ismajli

PRISHTINË- Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet ndaj modeles së njohur Arbenita Ismajli. Sipas dokumentave të siguruar nga "Gazeta Insajderi", hetimet për modelen kanë nisur pasi akuzohet se nuk e ka lejuar të atin e vajzës së saj, reperin Feronit Shabani që të takohet me të bijën e tyre. Modelja ka shkelur vendimin e Gjykatës që i përcaktonte se duhet të respektonte takimet 2 herë në muaj me vajzës së saj dhe ish-bashkëshortit. 

“Nga data 19.03.2025, në Gjilan, e pandehura Arbenita Shabani Ismajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre Nina Shabani ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan,”- thuhet në dokument.

Kështu, më 21 dhjetor 2024, Prokroria ka ngritur aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit për shkelje të vendimit gjyqësor dhe mospërmbushje të detyrave ligjore në lidhje me kujdestarinë dhe kontaktin me fëmijën.

Poll

MOS HUMB