Qytetërim

Mister dhe thriller pas dasmës së Jeff Bezos: Një nga 27 fustanet e Lauren Sanchez u zhduk

Fustani ka qenë i zhdukur që nga dita e ceremonisë dhe raportet fillestare në shtypin italian sugjeruan se ishte vjedhur nga një "mysafir i paftuar."

k.m.
Mister dhe thriller pas dasmës së Jeff Bezos: Një nga 27 fustanet
Lauren Sanchez

ITALI- Tani që ceremonia përfundoi, ka nisur bërja e bilanceve. Dhe është mësuar se një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez është zhdukur që nga dasma e saj me Jeff Bezos.

Fustani ka qenë i zhdukur që nga dita e ceremonisë dhe raportet fillestare në shtypin italian sugjeruan se ishte vjedhur nga një "mysafir i paftuar." Megjithatë, kjo teori nuk konsiderohet më e mundshme sepse nuk është bërë asnjë denoncim.

Gjithashtu nuk dihet se cili nga fustanet ka humbur ose është vjedhur por pak është e sigurtë, nuk është fustani i bardhë nga Dolce & Gabbana, të cilin 55-vjeçarja e veshi në dasmën e saj me themeluesin e Amazon në Venecia të premten, më 27 qershor. Ajo madje u fotografua me fustanin e nusërisë para dasmës për Vogue. Duke folur për revistën, ajo tha se ishte ndjerë si "princeshë". 

"Ishte më tronditëse nga sa prisja,"- tha ajo për momentin kur e veshi për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu se Jeff Bezos iu lut t'ia tregonte fustanin, por sidoqoftë ajo rezistoi dhe nuk ia zbuloi pamjen para ditës së madhe. Pas ceremonisë ajo veshi një fustan rozë prej mëndafshi, të dizenjuar nga vetë Donatella Versace./ZËRI

Poll

MOS HUMB